
Lexoni edhe:
Arsyeja pse limonin nuk duhet ta qëroni
Niveli i lartë i sheqerit në gjak, jo vetëm se dërgon te diabeti, por sigurisht se shkatërron veshkat, pankreasin dhe mëlçinë. Në vijim ju paraqesim tetë nga artikujt ushqimorë, që parandalojnë këtë sëmundje.
BORONICAT
Një dozë ditore e fitokemikateve nga boronicat shton ndjeshmërinë e organizmit në insulinë dhe ul rrezikun nga diabeti. Boronicat pos se posedojnë pak sheqer, janë të pasura edhe me antioksidues, duke ulur rrezikun edhe nga kanceri dhe Alzheimer-i.
AVOKADO
Edhe pse është kalorik, ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Është i pasur me yndyra të shëndetshme, që ngadalësojnë rënien e sheqerit në gjak, e me këtë lëshojnë dhe pak insulinë. Avokado është i pasur edhe me betasitosterol, substancë që qetëson ndezjen e muskujve pas ushtrimeve.
Arsyeja pse limonin nuk duhet ta qëroniLexoni edhe:
FARAT ÇIA
Ky lloj i drithit të lashtë pa gluten ekuilibron sasinë e sheqerit në gjak, shton ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe lehtëson simptomat e sindromës metabolike dhe kërcimin e sheqerit në gjak pas shujtave. Pos kësaj, farat çia parandalojnë infeksionet e janë të pasura me fibra, magnez, kalcium, kalium dhe hekur.
KANELLA
Te personat që vuajnë nga diabeti, qelizat më mirë reagojnë në insulinë pas një doze ditore me kanellë. Kjo përshpejton edhe humbjen e kilogramëve. Vetëm gjysmë lugë në ditë për tri javë rresht, mund ta zvogëlojë sasinë e sheqerit në gjak për 20 për qind.
MANGO
Ndoshta sipas shijes është i ëmbël, por ekspertët amerikanë theksojnë se si 100 gramë mango në ditë mund ta ulë nivelin e sheqerit në gjak te personat me mbipeshë. Po ashtu, është i pasur me më shumë se 20 lloje të ndryshme të vitaminave dhe fibra.
ERËZAT
Nga kumina dhe kurkuma, e po ashtu dhe xhenxhefili, erëzat jo vetëm se janë përplot me fitokemikate që ulin shtypjen e gjakut, por përshpejtojnë edhe shkrirjen e kilogramëve dhe lehtësojnë metabolizmin e sheqerit.
VAJI I ULLIRIT
Të pasura me aminoacide dhe me yndyra të shëndetshme, parandalon grumbullimin e dhjamit përreth barkut, por edhe rezistencën ndaj insulinës. Pos kësaj, nxit sekretimin e hormonit leptinë që thyen urinë dhe shpejt do të ngopeni nëse hani një sallatë të erëzuar vaj ulliri.
VEZËT
Njerëzit me mbipeshë, kafjalli i të cilëve kishte përfshirë dy vezë të ziera, kishin humbur 65 për qind më shumë kilogramë se sa ata që kanë ngrënë kalori, por pa vezë. Nutricistët sugjerojnë se si vezët kontrollojnë urinë duke zvogëluar çrregullimet e insulinës pas shujtës.
(Kosova Sot Online)