6 ushqimet, që e dëmtojnë dhe pengojnë tretjen

  • E /
  • 09 March 2021 - 10:44
6 ushqimet, që e dëmtojnë dhe pengojnë tretjen

Kur ta vëreni veten tuaj se keni telashe me tretjen gjëja e parë që duhet pasur kujdes është ushqimi. Shumë herë, ndryshimi më i vogël në ushqim mund të ndikojë në rregullimin e tretjes, madje pa përdorur fare ilaçe. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet, të cilat dëmtojnë tretjen tuaj.

BUKA E BARDHË DHE PASTAT

Konsumimi i bukës së bardhë dhe pastave ndoshta nuk e dëmton tretjen aty për aty, por mungesa e fibrave mundet të ketë ndikim negativ në sistemin tuaj të tretjes. Sipas një studimi në Harvard, zëvendësimi i bukës së bardhë dhe pastave me bukë integrale shton fibrat, që është vërtetuar se përmirëson tretjen.

MISHI I KUQ ME YNDYRË

Sa herë ta teproni me ushqime, e dëmtoni shëndetin tuaj, por konsumimi i tepërt i mishit të kuq me yndyrë mund të shkaktojë probleme serioze në tretje, por edhe në shëndetin në përgjithësi. Sidomos yndyra dhe dhjami në mishin e kuq ngadalëson tretjen dhe irriton zorrët. Pasi që mishi i kuq është i trashë, merr më shumë kohë për t'u tretur.

USHQIMET E GRIMCUARA

Sikurse edhe ushqimet e papërpunuara, ushqimet e grimcuara të njelmëta dëmtojnë aftësinë e trupit për të qenë i hidratuar, sidomos nëse gjatë ditës nuk konsumoni sasi të lartë të ujit. Kur ju mungon ekuilibri i lëngjeve, çipsat, ushqimet e grimcuara ndikojnë në rritjen e natriumit brenda në trup, që ndikon edhe në ngadalësimin e tretjes. Sipas studimeve, dehidrimi ndikon në pengesat në procesin e tretjes së ushqimit.

ÇOKOLLATA

Megjithëse është një nga ushqimet më të kërkuara në botë, çokollata fajësohet për shkakun se te individë të ndryshëm shkakton probleme në tretje. Së bashku me çajin e zi dhe bananet, besohet se çokollata irriton zorrët duke penguar tretjen. Sipas studimeve, të gjithë ata që kanë probleme me zorrë, duhet ta shmangin çokollatën.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Produktet e djathit përmbajnë substanca të shëndetshme, si probiotikët dhe bakteret e mira, që gjenden në jogurt, si dhe kalciumi në qumësht. Për fat të keq, yndyra që mund ta hasim në këto produkte e dëmton tretjen e ushqimit. Studimet e fundit kanë vërtetuar se individët që kanë probleme me tretjen dhe yndyrën, nuk duhet konsumuar produktet e qumështit, nëse dëshirojnë të shmangin problemet me tretjen.

USHQIMET E NGRIRA

Në secilin lloj të ushqimit ku ka përqendrim të lartë të yndyrave dhe kripës, e mungojnë fibrat, si ushqimet e ngrira që i përdorni për darkë apo për secilën shujtë, atëherë përmes tyre vetëm sa do të keni telashe me tretjen. Sipas një studimi, personat e rritur për çdo ditë duhet të furnizohen me rreth 25 deri 38 gramë fibra. Ushqimet e ngrira për fat të keq nuk mund t'jua dhurojnë këtë shifër të fibrave, që shkakton dëmtime në tretje dhe probleme me zorrët.

(Kosova Sot Online)