
Lexoni edhe:
Klani PRONTO dhe PDK përgatiten për ta shantazhuar zgjedhjen e Osmanit, kërcënojnë me zgjedhje të reja!
Ushqimi me qumështin e gjirit për një kohë paksa më të gjatë ndikon në zhvillimin e inteligjencës, theksojnë ekspertët brazilianë në studimin e tyre të publikuar në revistën "Lancet Global Health", duke pohuar se fëmijët e ushqyer me gjirin e nënës kanë treguar rezultatet më të mira në shkollë dhe marrin vende më të mira të punës kur të rriten.
Për nevojat e studimit ishin vëzhguar 3.500 foshnja. Ato që për kohë më të gjatë ishin ushqyer me gjirin e nënës, në testet e inteligjencës për një të tretat kishin qenë më të saktë, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre. Ekspertët brazilianë kishin marrë në konsideratë edhe faktorët e tjerë, si niveli i edukimit dhe pesha e prindërve, pesha e foshnjës pas lindjes, mosha e nënës dhe fakti nëse e ëma ka konsumuar duhan gjatë shtatzënisë.
(Kosova Sot Online)