![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/15/200x200_jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj1615820044.jpg)
Lexoni edhe:
Rënia e flokëve pas infektimit me Covid, flet dermatologia
Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e dhjamit të barkut, ndërsa gjithashtu mund të kontribuojë në humbjen e peshës.
Përmbajtja e fibrave në këtë frut krijon ndjenjën e ngopjes dhe kështu ngrënia e tij para vaktit ndihmon në konsumimin e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe në shmangien e vakteve të tjera jo të shëndetshme.
Rënia e flokëve pas infektimit me Covid, flet dermatologia Lexoni edhe:
" Mollët përmbajnë 1.2 gramë fibra dietike për 100 gramë fruta , gjë që na bën të ndjehemi të ngopur dhe parandalon ndjenjën e urisë, veçanërisht kur konsumohen para një vakt", tha nutricionisti i njohur Rob Hobson.
" Pektina , fibra e gjetur në mollë, gjithashtu ndihmon në rregullimin e baktereve në zorrë (mikrobioma), shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave shoqërohet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimin e yndyrës në trup," shtoi ai.
Ngrënia e një molle në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga dietologia Lucy Dawson, e cila tha se "ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramët që vendosim gjatë izolimit".
Më në fund, një studim i kryer nga Shoqata Britanike e Prodhuesve të mollës dhe dardhës tregoi se konsumimi ditor i një fruti para darkës mund të ndihmojë në humbjen e peshës që shumica e njerëzve e vendosen gjatë karantinës.
(Kosova Sot Online)