![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Me këto 5 metoda natyrale mund të trajtoni lehtësisht dhimbjen e kokës
![Me këto 5 metoda natyrale mund të trajtoni lehtësisht dhimbjen e kokës](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/19/auto_headache1616151725.jpg)
Dhimbja e kokës është një problem i madh shëndetësor dhe sindroma më e zakonshme e dhimbjes në të gjithë botën. “Çelësi” për trajtimin përfundimtar të dhimbjeve të kokës është identifikimi i shkakut. Këto janë 5 mënyra natyrore për të lehtësuar dhimbjen e kokës.
Uji
Marrja e duhur e ujit hidraton trupin dhe zvogëlon intensitetin e dhimbjes së kokës.
Uthull molle
Uthulla e mollës zvogëlon inflamacionin dhe ka veti të forta antiseptike. Në tre gota me ujë të nxehtë, shtoni ¼ e një filxhan uthull molle dhe me një peshqir bëni kompresa në ballë.
Piper kajene
Speci i kajenës përmban kapsaicinë, një substancë që zvogëlon nivelet e inflamacionit në trup. Në një gotë me ujë të vakët, hidhni gjysmë lugë gjelle piper kajene dhe përzieni mirë. Lagni një copë pambuku dhe vendoseni në pjesën e brendshme të hundës.
Bajamet
Shumë herë dhimbja e kokës është rezultat i mungesës së magnezit. Konsumi i bajameve, të cilat janë të pasura me magnez, mund të ndalojë dhimbjen e kokës ose të zvogëlojë ndjeshëm incidencën e saj.
Meditimi
Meditimi është një formë e përqendrimit mendor, e arritur përmes relaksimit të thellë, ndihmon në uljen e stresit dhe lehtëson dhimbjet e kokës. stresit dhe lehtëson dhimbjet e kokës.
(Kosova Sot Online)