Dëshironi flokë pa thinja, pa zbokth, atëherë konsumoni këto ushqime

  • E. /
  • 22 March 2021 - 14:55
Dëshironi flokë pa thinja, pa zbokth, atëherë konsumoni këto ushqime

Femrat do të bënin gjithçka të shmangin një ditë kur flokët ia prishin ditën. Ato shpenzojnë shuma të majme të hollave për produktet e flokëve, por a thua ia arrijnë qëllimit? Flokët kërkojnë furnizim të rregullt me proteina, glukozë, vitamina dhe minerale. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet që quhet t'i keni në pjatë.

ARRAT PARANDALOJNË THINJAT

Arrat janë të pasura me biotinë, vitamina E, si dhe aminoacide omega 3. 'Po ashtu janë të pasura edhe me sasi të madhe të bakrit', thotë eksperti i flokëve Madeleine Preston. 'Mineralet luajnë rol kyç në prodhimin e melaninës, pigmenti që flokëve ua dhuron ngjyrën'. Mungesa e bakrit është shkaktari i zakonshëm që shkakton të thinjat para kohe.

KUINOA NXIT ORGANIZMIN

Flokët që rriten me vështirësi, të pajetë, janë një shenjë se u mungojnë proteinat. 'Flokët përbëhen nga rreth 90 për qind proteina', thotë Allison. Anashkalimi i kafjallit do të thotë se nuk do të furnizoheni me këtë nutrient. Një këshillë, kuinoa. 'Kjo farë furnizon trupin me aminoacidet e nevojshme, substancë kyçe në shampotë që parandalojnë rënine e flokëve'.

VEZËT PËR MË SHUMË VOLUM

'Sa herë të mendoni për vezët, imagjinoni maskat e flokëve', thotë Allison. 'Ato përmbajnë substanca që ndikojnë në rritjen e flokëve, përfshirë proteina, vitamina D dhe B. Biotina ndihmon prodhimin e keratinës që shton forcën dhe elasticitetin e flokëve.

GUACAT E DETIT LARGOJNË ZBOKTHIN

Nëse vuani nga lëkura e thatë e kokës atëherë duhet fajësuar mungesën e zinkut. 'Ajo që shumë femra e mendojnë gabimisht është se zbokthi vjen si pasojë e mungesës së mineraleve', thotë Allison. 'Zinku ndihmon funksionimin e sekretimit të vajrave në flokulat e flokëve'. Guacat e detit janë burim i fortë zinkut, por edhe farat e kungullit ndihmojnë në këtë drejtim.

QULLI PËR FLOKË TË RIPËRTËRIRË

Me kalimin e viteve, flokët bëhet të brishta dhe të dobëta, e një nga arsyet është rënia e nivelit të substancës silicë. Ky mineral është mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrit të hormoneve. Tërshëra është burimi më i mirë, prandaj, pse të mos e hani një tas qull çdo mëngjes?

SPECAT E KUQ PARANDALOJNË TË ÇARAT E FLOKËVE

Vitamina C mbron flokët nga dëmtimet që mund t'i shkaktojnë radikalët e lirë. 'Është e rëndësishme për prodhimin e sebumit dhe të kolagjenit', thotë Allison. 'Flokët e tharë dhe majat e çara janë shenjë se nuk furnizoheni me sasi të mjaftuar me vitamina C'. Specat e kuq janë burim i duhur, pastaj portokajtë, dredhëzat, domatet dhe brokoli.

(Kosova Sot Online)