Rreziku pas lindjes së parakohshme

  • E. /
  • 27 March 2021 - 10:42
Rreziku pas lindjes së parakohshme

Gratë, të cilat kanë lindur para kohe fëmijën e tyre, janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru, thonë shkencëtarët holandezë. Në studimin e bërë në Universitetin e Utrehtit, janë përdorë të dhënat e mbledhura për nevojat e 10 studimeve të tjera të bëra në Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Skoci dhe Suedi. Është parë sesi femrat të cilat kishin lindur fëmijët e tyre para javës së 37-të të shtatzënësisë, më pas ishin për mesatarisht 38% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Përpos kësaj, te to është vërejtur një rrezik mesatarisht për 71% më i lartë për goditje në tru, shkruan revista "European Journal of Preventive Cardiology". Shkencëtarët shtojnë sesi nuk kanë dëshmuar ekzistimin e lidhjes shkak-pasojë midis lindjes para javës së 37-të të shtatzënësisë dhe rritjes së rrezikut të mëvonshëm nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru. Sipas fjalëve të tyre, shumë gra që lindin para kohe, edhe më parë kanë pasur sëmundje të zemrës. Përpos kësaj, faktorët që çojnë deri te sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë edhe lindje të parakohshme të fëmijës.

(Kosova Sot Online)