Lexoni edhe:
Pirja e verës pesë herë në javë zvogëlon rrezikun për të operuar syrin deri në 23%
Ju pëlqen fiku? Me siguri se ju pëlqen. Por, a do t'i pëlqeni edhe kur ta kuptoni se çfarë gjendet brenda tyre? Ne të gjithë pëlqejmë fikun, se janë të shijshëm, mirëpo ekziston një gjë e pështirë në lidhje me ta - brenda tyre gjenden grerëza të ngordhura dhe insekte tjera. Fiku zakonisht është në kontakt me grerëza, të cilat shpeshherë ngecin dhe ngordhin aty. Ekspertët pohojnë se në një fik gjendet së paku një grerëz e ngordhur, e jo rrallëherë ndodh që të ngecin edhe mushkonja dhe insekte tjera.
Pirja e verës pesë herë në javë zvogëlon rrezikun për të operuar syrin deri në 23%Lexoni edhe:
Mirëpo, insektin e ngordhur nuk do ta vëreni, pasi që fiku sekreton enzima të fortë që e shkrin dhe e shndërron në proteina. Mund të thuhet lirisht se fiku përpin grerëzat apo insektet. Ky fakt i pështirë nuk na ndalon t'i konsumojmë ato, pasi që janë të shijshme dhe të shëndetshme. A mendoni se fiku do të ishte kaq i shijshëm pa insektet të cilat i përpin? Ndoshta pikërisht këto proteina e bëjnë kaq të shijshëm dhe të shëndetshëm.
(Kosova Sot Online)