Lexoni edhe:
Gruaja befason mjekët me gishtin e gjatë të këmbës
Besoni apo jo, në sy mund t'i dalloni sëmundjet, si: stresi, diabeti, problemet me tiroide STRESI Nëse e keni vërejtur se shikimi nuk është ashtu si ishte dikur, problemi ndoshta nuk është në dioptrinë, por te stresi. Në situata të tilla shikimi normalizohet brenda tre apo katër muajsh.
SHTYPJA E LARTË E GJAKUT
Hipertensioni apo shtypja e lartë e gjakut njihet edhe si vrasës i qetë, sepse nuk ka simptoma, e sjell edhe sulmin në kokë dhe në zemër. Por, shtypja e lartë e gjakut mund të zbulohet falë kapilarëve të syve, të cilët bëhen më të ngushtë ose të fryrë.
Gruaja befason mjekët me gishtin e gjatë të këmbës Lexoni edhe:
INFEKSIONET
Pa marrë parasysh a flini tetë orë në ditë, por tash e një javë po zgjoheni me kapilarë të fryrë në sy? Dhimbjet dhe skuqjet ndoshta janë shenjë e infeksionit të syve. Infeksioni në sy mund të jetë shenjë e psoriazës ose artritit.
PROBLEMET ME TIROIDET
Sytë e fryrë mund të jenë shenjë e sëmundjeve autoimune, që sulmojnë muskujt dhe indin e syve, e femrat më shpesh janë viktima.
DIABETI
Niveli i lartë në sheqer mund të vërehet në sy, me dobësimin e enëve të gjakut në retinë, që sjell humbjen e shikimit
(Kosova Sot Online)