Dieta pa dietë: Humbni 2 kilogramë në javë pa u munduar fare!

  • E /
  • 07 April 2021 - 09:55
Dieta pa dietë: Humbni 2 kilogramë në javë pa u munduar fare!

Për ta sjellë linjën e trupit në rregull, nuk ju nevojiten dieta rigoroze dhe orë të tëra m e ushtrime. Lejohen ndryshime të vogla në ushqim dhe shprehi dhe rezultatet pozitive do t'i shihni pas shtatë ditëve.

PEMËT

Hani të gjitha llojet e pemëve në të gjitha format - të freskëta, të ziera ose të ngrira. Zgjedhja më e mirë janë mollët, dardhat, manaferrat.

PERIMET

Hani shumë perime - brokol, lakër, kungulleshka, sallatë të gjelbër, spinaq.

NISESHTE

Lejohet të keni një porcion të ushqimeve me niseshte në secilën shujtë (gjysmë patateje apo drithëra).

PROTEINAT PA YNDYRË

Të bardhët e vesë, mishi i pulës, peshkut apo bishtajoret, janë ushqimet që ju mbajnë për gjatë të ngopur.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Pini 2 gota qumësht pa yndyrë të lopës apo qumësht të sojës. Pos kësaj, mund të pini edhe 2 gota jogurt.

YNDYRAT E SHËNDETSHME

Ushqimet nuk janë të shëndetshme nëse nuk kanë yndyrë. Por, me rëndësi është të jenë yndyra të shëndetshme, si ato që gjenden në avokado, vaj ulliri apo fruta me lëvore të fortë.

(Kosova Sot Online)