Ilaçet kundër dhimbjeve që jua sugjerojnë edhe më të vjetrit tanë

  • E. /
  • 14 April 2021 - 15:06
Ilaçet kundër dhimbjeve që jua sugjerojnë edhe më të vjetrit tanë

Kolla, bllokimi i sinuseve dhe dhimbjet e kokës janë pjesë përbërëse e ftohjes sezonale, viruseve dhe gripit. Mjekët kryesisht paralajmërojmë që të përmbahemi nga ilaçet. Ja çfarë do t'ju përshkruanin gjyshet tuaja.

BORZILOKU KUNDËR KOLLËS

Çaji, limoni dhe mjalti janë treshe e rëndësishme kundër ftohjeve. Mirëpo, nëse ju dhemb fyti dhe ju mundon kolla, ju ndihmon edhe nëse fytin e shpëlani me ujë të ngrohtë në të cilën keni shtuar dy tri pika vaj esencial borziloku.

MENTA KUNDËR SINUSEVE TË BLLOKUARA

Nëse keni probleme me sinuset e bllokuara, sidomos mund të gjeni ngushëllim te xheli që për bazë ka mentën. Këtë lloj të xhelit mund ta vendosni në hapësirat e gjoksit apo të vendosni ndonjë pikë pranë hundës.

LIVANDA KUNDËR DHIMBJEVE TË KOKËS

Nëse ndjeni fillimin e dhimbjeve të kokës, thithni aromën nga vaji i livandës, ju relakson muskujt dhe qetëson dhimbjet.

AKULL KUNDËR INFLAMACIONIT TË MUSKUJVE

Në mënyrë që të parandaloni dhimbjen në muskuj pas ushtrimeve në palestër, vendosni kompresa të ftohta në muskujt me dhimbje. Për të qetësuar dhimbjen ndihmon edhe një banjë me ujë të ftohtë akull.

(Kosova Sot Online)