
Lexoni edhe:
Si të ndaloni gërhitjen?
Mos lejoni t'ju ikë sezoni i kungulleshkave, sepse kjo perime është shumë e shëndetshme dhe e rrallë, të cilën mund ta përdorni për çdo ditë. Më së miri është t'i konsumoni të freskëta, pasi që ashtu do të konsumoni shumë minerale: magnez, mangan, fosfor, bakër, hekur, zink dhe kalcium, por edhe vitamina C, B, acid folik, beta-karotinë. Shkaku i përmbajtjes së fibrave dietale ju sugjerohet personave me punë të dobët të zorrëve, sepse ndikojnë mirë në sistemin tretës dhe largojnë helmet.
Si të ndaloni gërhitjen?Lexoni edhe:
Sidomos janë të mira për ata në dietë, pasi që kanë pak kalori në krahasim me masën e tyre. Kungulleshkat e qëruara mund t'i kombinoni me karota të freskëta, lakër dhe domate. Kjo shujtë e shëndetshme sugjerohet për të gjitha shujtat, por më së miri për darkë. Me ndihmën e kungulleshkave do të hiqni qafe kolesterolin dhe do ta stabilizoni shtypjen e lartë të gjakut e kilogramët shtesë shpejtë do të zhduken.
(Kosova Sot Online)