Lexoni edhe:
Këto dy lloje të ushqimeve do të pastrojnë sinuset tuaja dhe do të lehtësojnë simptomat e alergjisë sezonale
Fajësimi për belin e trashë, dedikuar 'eshtrave të mëdhenj' sipas shumicës është një arsyetim qesharak. Por, shkencëtarët me të madhe pohojnë se mund të ketë diçka të vërtetë aty - eshtrat tonë mund të ndikojnë se sa yndyrë ruamë në trupin tonë, madje mund të ndikojnë edhe në rrezikun për diabet, tipi 2. Me sa duket eshtrat prodhojnë në lloj hormoni që prek nivelin e yndyrës dhe insulinës në trup. Si ekspert në studim, Thomas Clemens, profesor i kirurgjisë ortopedike në universitetin "John Hopkins", shpjegon: 'Për një kohë të gjatë ky hormon ishte një mister - askush në fakt nuk e di çfarë bën.
Tani po fillojmë ta kuptojmë efektin që a në mbarë trupin.'Studimet e më hershme në kafshë kanë treguar që nivelet e ulëta të hormonit, që njohura si osteocalcinë, ndërlidhen me nivelin e lartë të sheqerit dhe nivelin e yndyrës. Një studim i publikuar në revistën "Obesity", më 2013, ka zbuluar që personat me mbipeshë dhe me nivel të ultë të osteocalcinës kishin më shumë yndyrë dhe dhjam përreth organeve të tyre. Kjo yndyrë e organeve të thella, si në mëlçi për shembull dhe në pankreas, i ndalon ato së funksionuari si duhet, duke rritur rrezikun për diabetin, tipi 2 dhe sëmundjet e zemrës.
(Kosova Sot Online)