Lexoni edhe:
A mundet që eshtrat tuaj t'ju trashin?
Për shëndet optimal dhe linjë nevojitet ushqimi adekuat, që nënkupton konsumim të ekuilibruar të pemëve, perimeve, karbohidrateve, por edhe të yndyrave. Ushqimi, që përbëhet nga proteinat është kyç për humbje në peshë. Edhe yndyrat janë të domosdoshme për ushqim të ekuilibruar. Prandaj, konsumoni këto ushqime, sepse janë ideale për ndërtimin e shpejtë të muskujve dhe shkrirjen e shtresave dhjamore.
SALMONI
Është burim i hatashëm për aminoacidet omega-3,por përmban edhe 20 gr proteina në çdo 100 gr.
BROKOLI
Kjo perime e gjelbër ndihmon te humbja në peshë, janë të pasura me fibra të tretshme dhe nuk përmban shumë kalori. Në brokol hasim edhe fitokemikate, të cilat parandalojnë shumë sëmundje.
A mundet që eshtrat tuaj t'ju trashin?Lexoni edhe:
FRUTAT E MALIT
Zgjidhni frutat e preferuar të malit dhe organizmit do t'i ofroni një dozë të mjaftueshme me antioksidues, që mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet e tjera. SPINAQI Ushqim shumë alkalin, që parandalon humbjen e masës muskulore, si dhe mbron nga lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjet e zemrës.
VEZËT
Vezët janë burim klasik për proteina, janë shumë të ushqyeshme dhe nuk janë të shtrenjta.
PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË
Ushqimi i pasur me pemët me lëvozhgë të fortë trupit ia ofrojnë yndyrat e shëndetshme, ndërsa që zgjedhjet janë të shumta, lajthitë, arrat, bademi ...etj. UJI Pa konsumim të mjaftueshëm të ujit vështirë të ndërtohet masa muskulore. Pos kësaj, uji ndihmon edhe në shërimin e muskujve pas ushtrimeve.
MISHI I KUQ
Burim i shkëlqyeshëm për proteina dhe është vërtetuar se ndikojnë pozitivisht në ndërtimin e muskujve. Mishi i kuq përmban vitamina B12, zink dhe aminoacide omega 3.
(Kosova Sot Online)