Ushqimet që ngadalësojnë procesin e plakjes

  • E. /
  • 25 April 2021 - 11:15
Ushqimet që ngadalësojnë procesin e plakjes

Plakja është proces natyral, por, natyrisht, që të gjithë ne do të dëshironim të dukeshim më të freskët, më të shëndetshëm, dhe më të rinj.Askush nuk mundet t'ju dhurojë rini të përjetshme, por mund t'ju ofrojmë disa këshilla që bëjnë një dallim të madh në trup, që e ngadalësojnë procesin e plakjes.Dihet fare mirë se ushqimi i mangët dhe i dëmshëm kontribuon në sëmundje dhe plakjen e parakohshme.Në vijim ju paraqesim disa ushqime, të cilat përmes përmbajtjes së tyre ndikojnë të jeni më të shëndetshëm dhe më të rinj Dy gota lëng të boronicave të kuqe në ditë ju mbrojnë nga pika në tru, diabeti dhe sëmundjet e zemrës Gripin e aktivizon stresi.

ARRAT

Arrat konsiderohen si një ushqim i hatashëm që ngadalëson plakjen. Janë të pasura me aminoacide omega 3. Në fakt, ¼ e gotës me arra ofron mesatarisht 91 për qind të konsumimit ditor me aminoacidet omega 3. Këto aminoacide ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit dhe reduktojnë rrezikun për sulm në zemër. Ato po ashtu ndihmojnë në funksionimin e duhur të trurit. Janë të pasura edhe me magnez, hekur, zink, kalium, selen, bakër dhe fibra, që i nevojiten trupit që të jetë më energjik derisa plakeni.

p

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër është nikoqir i shumë prodhimeve të bukurisë falë substancave të saj të forta me antioksidues, që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës si pasojë e ndikimit të radikalëve të lirë, njollave ngjyrë kafe dhe plakjes së lëkurës. Këta antioksidues mund ta ngadalësojnë plakjen e hershme dhe ndihmojnë që lëkura juaj të duket e re. Ky çaj po ashtu ndihmon për mbrojtjen nga kanceri i lëkurës, e po ashtu e ul kolesterolin, artritin dhe forcon eshtrat. Nëse dëshironi të jeni më të ri se mosha juaj, pini dy gota çaj të gjelbër.

BORONICAT

A ntioksiduesit mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes, ndërsa që boronicat janë ushqimi më i pasur me antioksidues. Antioksiduesit ndalojnë formimin e radikalëve të lirë në trupin tuaj, që mund të shkaktojnë sëmundje serioze si dhe e përshpejtojnë procesin e plakjes. Plus, boronicat posedojnë përbërës që luftojnë inflamacionet dhe ndihmojnë qelizat tuaja të mos plaken duke bërë që lëkura juaj të duket më e re. Boronicat reduktojnë rrezikun për artrit, ulin kolesterolin, përmirësojnë shikimin.

SALMONI

Salmoni është një burim i hatashëm për aminoacidet omega 3 si dhe mund të përdoret për ngadalësimin e procesit të plakjes. Aminoacidet omega 3 parandalojnë formimin e kolesterolit në arterie, mbrojnë kundër të rrahurave anormale të zemrës derisa mendjen tuaj e mbajnë të mprehtë derisa ju plakeni. Përbërësit që luftojnë inflamacionet dhe përmbajtja e lartë me proteina te salmoni ndikojnë që lëkurën ta keni pa njolla, rrudha dhe shenja të plakjes.

SPINAQI

Faktet sugjerojnë se spinaqi mund t'ju ndihmojë që me plakjen tuaj edhe ju të jeni në formë të mirë. Spinaqi është burim i hatashëm për luteinë dhe zeaksantinë, që janë antioksidues, që ndihmojnë në reduktimin e dobësimit mendor gjatë plakjes, pastaj ndihmojnë në shikim dhe shëndetin e syve, si dhe degjenerimin e eshtrave. Spinaqi po ashtu posedon sasi të madhe me vitamina C dhe E, e po ashtu edhe beta-karotinë, e të gjitha e ndihmojnë dhe e mbrojnë lëkurën nga ndikimi i rrezeve ultra vjollcë.

BROKOLI

Brokoli dhe llojet tjera të perimeve të gjelbra në masë të madhe munden ta ngadalësojnë procesin e plakjes. Brokoli përmban shumë antioksidues dhe nutriente kundër plakjes. Ky super-ushqim përmban substancat si sulforafan dhe indol, që mbrojnë nga stresi oksidues, dëmtimet e qelizave e madje edhe kanceri. Vitaminat B që gjenden në brokoli do t'ju ndihmojë që truri juaj të punojë si duhet për shumë vite, përderisa vitamina K shton densitetin e eshtrave dhe redukton rrezikun për fraktura.

(Kosova Sot Online)