Lexoni edhe:
Çaji i gjelbër: zgjidhja natyrale kundër djersitjes së tepërt
Njerëzit me diabet, tipi 2, e humbin fuqinë e trurit si mundësi e tyre për ta rregulluar qarkullimin e gjakut, theksojnë shkencëtarët. Një studim i bërë nga ekspertët në shkollën mjekësore në Harvard sugjerojnë se ndikimi mund të shihej në testet e kujtesës dhe funksioneve kognitive - me rënie në aftësitë e mendimit për dy vjet. Rreth 3.5 milionë njerëz në Britani mendohet se janë të prekur nga diabeti, tipi 2, që është një rritje prej 62 për qind në nëntë vitet e fundit.
Çaji i gjelbër: zgjidhja natyrale kundër djersitjes së tepërtLexoni edhe:
Rritja dramatike e sëmundjes, që tani prej një në 16 persona të rritur ndërlidhet me lloje të ndryshme të mbipeshës dhe mungesën e aktiviteteve fizike. Studiuesit amerikanë kanë vëzhguar 40 njerëz për dy vjet rresht dhe kanë zbuluar ulje apo rënie të fuqisë së tyre kognitive, që kishte ndikim në aftësinë e tyre për të zier apo për të bërë banjë. Udhëheqësja e studimit, dr. Vera Novak, puna e së cilës ishte publikuar në revistën "Neurology", thotë: 'Qarkullimi normal i gjakut lejon trupin ta shpërndajë gjakun nëpër ato pjesë të trurit që kanë rritur aktivitetet derisa kanë kryer detyra të ndryshme. Njerëzit që vuajnë nga diabeti, tipi 2, e kanë të dëmtuar rregullimin e qarkullimit të gjakut'.
(Kosova Sot Online)