Gjësendet e lëngshme dhe të freskëta ushqimore, të cilat mund t’i hani në korrik
Ekspertët preferojnë që të konsumojmë sa më shumë pemë dhe perime çdo ditë. Ja disa propozime.
BORONICAT
Një filxhan boronica përmban 84 kalori dhe 4 gramë fibra. Boronicat janë burim i mrekullueshëm i vitaminave C dhe K, të cilat kanë rëndësi të madhe për shëndetin e eshtrave. Ato po ashtu përmbajnë antioksiduesin antocianidinë, i cili parandalon kancerin e prostatës.
KUNGULLESHKAT
Përpos faktit që janë të shijshme, kungulleshkat janë burim i mirë i vitaminës C dhe preferohen si përbërës kryesor në shumë dieta, meqë ndihmojnë në nxjerrjen e ujit nga organizmi, si dhe të materieve të dëmshme. Ato kanë edhe sasi të mëdha të vitaminës C, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe selenit. E përmirësojnë tretjen, e preferohen si shtesë e përkryer e peshqve dhe mishit.
NEKTARINAT
Një nektarinë (pjeshkë e lëmuar) e madhësisë mesatare përmban rreth 60 kalori, 2 gramë fibra, e nuk përmban aspak yndyrë, apo natrium. Ato janë burim i mirë i vitaminës C, e përmbajnë dhe vitamina A, E, K, kompleksin e vitaminës B dhe kalium. Nëse ato nuk janë aq të pjekura, qitni në një qese të letrës me banane dhe mollë. Gazi etilen i liruar nga këto pemë ndihmon në pjekjen e nektarinave.
BROKOLI
Brokoli i takon familjes së lakrës, e për të gjitha perimet e kësaj familjeje është dëshmuar se parandalojnë paraqitjen e kancerit. Brokoli është shumë i pasur me vitamina A dhe C, kalium, fibra dhe me vitaminën B. Më së shpeshti hahet si shtesë gjelle, apo edhe si sallatë.
MJEDRAT
Mjedrat përmbajnë antocian, një substancë e fuqishme antiinflamatore, për të cilën është dëshmuar se është e dobishme për memorien. Studimet kanë treguar se mjedrat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
KASTRAVECËT
Kastravecët përmbajnë shumë pak kalori, aspak kolesterol, yndyrë dhe as kripë. Janë sallatë e preferuar verore, por me kalimin e kohës, ato fillojnë të bëhen të hidhura. Hani sa nuk është bërë vonë.
(Kosova Sot Online)