Lexoni edhe:
Nëse ju mundon vapa, ja si mund ta mundeni atë
Një studim i ri thotë se kohëzgjatja e përdorimit të "smartphone"-it mund të tregojë se a vuajmë nga një depresion i fshehtë, apo jo. Sa më shumë që një person kalon duke shfrytëzuar celularin e tij "smartphone", aq më shumë ka gjasa që ai të jetë duke vuajtur nga depresioni, thotë një studim i ri. Është parë se personat me depresion mesatarisht e përdorin celularin 68 minuta në ditë, krahasuar me vetëm 17 minuta, sa është mesatarja e përdorimit të celularit nga personat pa depresion.
Nëse ju mundon vapa, ja si mund ta mundeni atëLexoni edhe:
Ky studim është parë ta ketë një saktësi prej 87%. Udhëheqësi i studimit, profesor David Mohr, nga Universiteti "Northwestern" thotë se tani ekziston një matës objektiv i pranisë së depresionit, respektivisht i sjelljes që lidhet me depresionin, i cili mund të jetë i dobishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.
(Kosova Sot Online)