Ja pse është mirë të flini pasdite

  • E. /
  • 11 May 2021 - 10:42
Ja pse është mirë të flini pasdite

Gjumi i pasdites nuk është kurrë ide e keqe, por është një mënyrë e mrekullueshme për kthimin e energjisë. Ja disa arsye pse është mirë të flini pas dite: Do të keni më shumë durim - nëse ndiheni të frustruar dhe nervozë, atëherë me gjasë duhet të flini pak. Njerëzit të cilët ndajnë një orë pasdite për të fjetur, janë më të qetë dhe më të përqendruar. Ju ulet shtypja e ulët e gjakut - gjumi i pasdites ua rregullon shtypjen e gjakut dhe ju qetësojnë, gjë që është konfirmuar edhe nga një studim britanik.

Ua përmirëson memorien - një studim i bërë në Gjermani ka treguar se njerëzit që flenë një orë më shumë pasdite, mbajnë mend më mirë dhe iu përmirësohet aftësia e përpunimit të informatave. Parandalon sëmundjet e zemrës - është vërejtur se njerëzit që flenë pasdite, kanë më pak problem me sëmundjet e zemrës. Disa thonë se mjaftojnë edhe dhjetë minuta pushim, për ta arritur këtë efekt.

(Kosova Sot Online)