
Lexoni edhe:
Diva Adelina uron: Të dua dhe krenohem me ty, urime ditëlindjen Zani im
Konsumimi i më shumë pemëve dhe perimeve dhe heqja e sheqerit nga menyja, janë mënyrat më të thjeshta për ta shmangur sëmundjen. Një raport i ri zbulon se 12 milionë njerëz në Britani janë të rrezikuar nga diabeti dhe këshillon dietë me pemë të freskëta, ushqime nga kokrrat e plota dhe sa më pak konsumim të sheqerit për ta mundur sëmundjen.
Diva Adelina uron: Të dua dhe krenohem me ty, urime ditëlindjen Zani imLexoni edhe:
Raporti nga komiteti këshillues shkencor për gjëra ushqimore tërheq vërejtjen se rreziku tani është aq serioz sa që njerëzit duhet që në mënyrë drastike ta reduktojnë sasinë e sheqerit në dietën e tyre dhe të konsumojnë pemë të freskëta. Profesori Simon Capewell, nga Fakulteti për shëndetësi publike ka thënë se njerëzit janë duke u fundosur në një det të kalorive dhe se madje edhe tinejxherët janë duke u sëmurë nga diabeti, derisa shtetin e pret një epidemi. "Kjo nuk është shkencë e komplikuar. Fëmijëve nuk duhet t'u themi se ushqimet e ëmbla na bëjnë të lumtur. Duhet t'u themi atyre se ato na trashin dhe na bëjnë me diabet", ka thënë.
(Kosova Sot Online)