Majdanozi, efikas edhe kundër kancerit

  • E /
  • 18 May 2021 - 11:03
Majdanozi, efikas edhe kundër kancerit

Substanca apigjeninë, e cila gjendet në majdanoz, është efikase kundër kancerit të mushkërive, i cili është ndër më të shpeshtit dhe më vdekjeprurësit. Një studim i botuar në revistën shkencore "PubMed" tregon se majdanozi mbytë qelizat e kancerit të mushkërive, e ai mund të përdoret edhe si preventivë. Thamë se substanca përgjegjëse për këtë veprim të majdanozit, është apigjenina.

Gjësendet e tjera ushqimore që përmbajnë apigjeninë, e që rrjedhimisht janë efikase kundër kancerit, janë edhe: selinoja, qepa, domatet, çaji i kamomilit, portokajtë, origano, trumza, koriandri, angjinarja, etj. Megjithatë, apigjenina në majdanoz gjendet në përqendrim më të lartë, prandaj edhe preferohet përdorimi në këtë formë. Përndryshe, majdanozi mund të shtohet thuajse në të gjitha gjellët, duke e përmirësuar pamjen e tyre dhe shijen, natyrisht.

(Kosova Sot Online)