Lexoni edhe:
Humbni 7 kilogramë për dy javë
Sado që mund të tingëllojnë si këshilla të gjyshes, ilaçet shtëpiake, të cilat i kemi renditur më poshtë, janë produkte natyrale, konsumimi i të cilëve rekomandohet nga doktorë të shumtë.
MJALTI
Përdoret për: Prerjet dhe djegiet e lëkurës, kollitja dhe dhimbja e fytit Shumica e njerëzve e kanë provuar çajin me mjaltë për t'i qetësuar dhimbjet e fytit, mirëpo tash e një kohë të gjatë mjalti është përdorur edhe për trajtimin e plagëve. Vitin e kaluar, është publikuar një studim i bërë nga disa shkencëtarë holandezë, që ka ardhur në përfundim se në mjaltë gjendet proteina e njohur si defensin-1, që ka veti antibakteriale, që vepron në shërimin e plagëve. Aplikoni mjaltë të ngrohtë mbi djegien e lehtë dhe mbështilleni plagën me leckë të pastër. Mirëpo, nëse plaga juaj është e shoqëruar me ënjtje dhe dhimbje të mëdha, më mirë bëni të shkoni tek doktori.
Humbni 7 kilogramë për dy javëLexoni edhe:
KRIPA
Përdoret për: Problemet me sinuse, dhimbjet e fytit Kur kripa përzihet me ujë, me një përqendrim më të madh sesa uji i kripur në trupin tonë, atëherë uji i kripur ndihmon në largimin e lëngjeve nga indet. Nëse keni dhimbje fyti, treteni një gjysmë luge kripë të pajodizuar në 200 mililitra ujë dhe bëni gargarë. Ujin e njëjtë mund ta përdorni edhe për pastrimin e hundëve, pasi që, është ky ujë që ju ndihmon në kurimin e sinuseve.
ÇAJI I MENTËS
Përdoret për: Problemet me tretje, dhimbjet e stomakut Vaji që gjendet në gjethet e mentës ndihmon në qetësimin e muskujve, duke e lejuar gazin që të kalojë nëpërmjet tyre, duke ju ndihmuar në përmirësimin e procesit të tretjes. Thjesht, vlojeni një filxhan ujë me gjethe të mentës dhe konsumojeni si pije të nxehtë, pasi që, kjo përzierje ju ndihmon në përmirësimin e tretjes.
ZBUTËSI I MISHIT
Përdoret për: Pickimet e bletëve, pickimet e merimangave johelmuese Zbutësi i mishit përmban një lloj enzime që ndihmon në tretjen e proteinave, enzime kjo që ndihmon edhe në qetësimin e dhimbjeve që shkaktohen nga insektet. Mirëpo, ju kurrsesi nuk guxoni të mbështeteni në këtë produkt nëse keni alergji në pickimet e insekteve. Përzieni një sasi të vogël të zbutësit të mishit me ujë për ta krijuar kështu një pastë, të cilën më pas mund ta aplikoni në pjesën e lëkurës, që është pickuar nga insektet.
DRITHËRAT
Përderen për: Ekzemë, djegiet e lëkurës nga dielli Drithërat përmbajnë veti antipezmatimit, të cilat ju ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe rrjedhimisht, trajtimin e lëkurës së pezmatuar. E mira e gjithë kësaj është që mund të përdorni cilindo lloj të drithërave, vetëm se nuk duhet të jenë të aromatizuar. Thjesht, copëtojini drithërat për ta krijuar një masë në formë pudre, të cilat më pas duhet t'i tretni në një gotë ujë. Përfundimisht, përzierjen e fituar hidheni në një vaskë me ujë të vaktë dhe zhytuni në të për pesëmbëdhjetë minuta.
(Kosova Sot Online)