![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/21/200x200_999999999991621594797.jpg)
Lexoni edhe:
Pastroni mëlçinë dhe hiqni qafe helmet në mënyrë natyrale
Për buzëqeshjen thuhet se është ilaçi që nuk kushton gjë dhe shëron të gjitha sëmundjet. Faktet për këtë madje ekzistojnë edhe në mjekësi. Në fakt, buzëqeshja ndikon në shtrëngimin e muskujve, të cilët përshpejtojnë sekretimin e hormoneve të lumturisë, pakësojnë dhimbjet dhe qetësojnë trupin. Mirëpo, që të jetë efektive, duhet të jetë e sinqertë dhe e përditshme.
Pastroni mëlçinë dhe hiqni qafe helmet në mënyrë natyraleLexoni edhe:
Të qeshurat e forcojnë sistemin imun të organizmit të njeriut, duke ndikuar në krijimin dhe përqendrimin e qelizave, të cilat shkatërrojnë qelizat kancerogjene, tumorale, bakteret dhe viruset dhe mikroorganizmat e tjerë, që janë shkaktarë të shumë sëmundjeve. Ndikon mirë edhe në qarkullimin e gjakut dhe në punën e zemrës, hap arteret e bllokuara, ndalon formimin e droçkave në gjak, kolesterolin dhe pakëson rrezikun nga infarkti. Këtë ilaç mjekët e sugjerojnë në sasi të pakufizuara.
(Kosova Sot Online)