Aromat natyrale, të cilat nuk "preferohen" nga mushkonjat

  • E. /
  • 22 May 2021 - 13:52
Aromat natyrale, të cilat nuk

Për dallim prej kremrave për rrezitje, aromat 'shtëpiake' kundër mushkonjave janë diçka me të cilat mund të eksperimentojmë. Një preparat shumë ndikues do të kemi atëherë kur në shishen me vaj ulliri që shtojmë vajin eterik të borzilokut, livandës, korës së limonit.

Mushkonjat nuk e durojnë dot aromën e borzilokut, kështu që një preparat të tillë mund ta vendosni apo t'i lyeni sipërfaqet e ekspozuara edhe gjatë natës kur të keni dalë për një shëtitje. Pa u sulmuar do të mbeteni edhe nëse keni konsumuar paraprakisht pak hudhër. Po ashtu, zgjidhje e mirë kundër kafshimeve të mushkonjave të mërzitshme është edhe veshja e rrobave të ndritshme, por edhe duhet të shmangni parfumet.

(Kosova Sot Online)