![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/27/200x200_duar-te-thata-41622103184.jpg)
Lexoni edhe:
Gjashtë mënyra për të trajtuar duart tuaja të thara dhe të plasaritura në shtëpi
Mjedrat janë shumë të shijshme dhe të pasura me vitamina A, B1, B2, B3, B6, vitamina C, acid folik, vitamina E dhe K. Përfshijnë edhe mineralet si kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe zink. Janë burim i mirë për aminoacide dhe fibra esenciale.
JANË ANTIOKSIDUES I FORTË
Mjedrat janë të pasura me antioksidues dhe në shumë mënyra e mbrojnë organizmin tonë. Në 14 studime klinike, ku kishin marrë pjesë 694 të anketuar, ishte vërtetuar se mjedrat kishin efekt pozitiv ndaj shëndetit.
Gjashtë mënyra për të trajtuar duart tuaja të thara dhe të plasaritura në shtëpiLexoni edhe:
MBROJNË NGA KANCERI
Mjedrat janë aleat i fortë në luftë me llojet e kancerit. Mjedrat janë në listën e dhjetë ushqimeve me më së shumti antioksidues, që ndikojnë si masë parandaluese ndaj kancerit. Sidomos theksohen në luftën kundër kancerit të mushkërive, zorrës së trashë dhe të vezoreve.
MJEDRAT PËR SHËNDETIN KARDIOVASKULAR
Prania e magnezit dhe fibrave parandalojnë bllokimin e arterieve dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut. Kjo zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru. Magnezi ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut, parandalon aritminë dhe të rrahurat jo të rregullta të zemrës.
(Kosova Sot Online)