Shmangni problemet: Këto janë kombinimet më të dëmshme për shëndetin

  • E /
  • 28 May 2021 - 10:19
Shmangni problemet: Këto janë kombinimet më të dëmshme për shëndetin

Me konsumimin e ushqimit të shëndetshëm, kështu do të mund ta shmangni fryrjen e stomakut, tretjen jo të mirë, por edhe një nga dhimbjet më të tmerrshme të kokës, bëhet fjalë për migrenën. Nëse ushqimet e caktuara i hani të kombinuara së bashku, kjo në mënyrë negative do të ndikojë te njëra-tjetra dhe me të madhe do ta pakësojë vlerën ushqyese që e kanë. Si pasojë e këtyre kombinimeve të dëmshme për shëndetin tuaj, pasojnë simptomat dhe problemet e ndryshme shëndetësore, si fryrjet në stomak, zorrët e irrituara, mbushja me gazra e stomakut, migrena, artrit, kandisë ose lodhje kronike, e të gjitha këto mund t'ju godasin përnjëherë pas shujtës. Në vijim ju paraqesim disa nga kombinimet më të shpeshta, e që kurrsesi nuk duhet t'i bëni.

MISH DHE DJATHË

Kalciumi nga prodhimet e qumështit e vështirëson absorbimin e hekurit, i cili vjen nga mishi. Përndryshe, përmes këtij kombinimi konsumohet sasi e madhe me proteina me prejardhje nga kafshët, që në masë të madhe godet dhe dëmton veshkat.

MISH DHE PATATE

Ky kombinim ushqimor shkakton fryrje në stomakun tuaj, pastaj shkakton gazra dhe gromësirë. Zbrazja e lukthit me këtë rast ndodh në mënyrë shumë të ngadalshme, por shpejt e hedh edhe ushqimin e patretur. Ndjenja e plogështisë dhe e lodhjes është ajo që pason pas këtij kombinimi.

QUMËSHT DHE KAFE

Kafeja e popullarizuar me qumësht për disa është tepër e vështirë, e kjo ndodh pikërisht për faktin, sepse ky kombinim krijon së bashku një substancë, për tretjen e së cilës nevojiten së paku tri orë.

(Kosova Sot Online)