Përgatiteni mjaltin mjekësor me bimë shëruese

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 15:30
Përgatiteni mjaltin mjekësor me bimë shëruese

Të gjithë e dimë se sa ushqim i shëndetshëm është mjalti. E, nëse atij i shtojmë edhe bimë mjekuese, atëherë ai bëhet një ilaç i vërtetë natyror. Përgatiteni livandën e freskët, apo të tharë dhe mbusheni me të një të katërtën e kavanozit të madhësisë mesatare, shtoni mjaltë dhe lëreni që të qëndrojë 3 deri 4 javë. Më pas kullojeni, largojeni livandën, e mjaltin e fituar qiteni në kavanoza të pastër. Mund të shtoni edhe polen bletësh. Sipas recetës së mjaltit me trëndafil të egër, do ta përfitoni një mjaltë shumë të shijshme me vitaminë C, minerale dhe substanca ushqyese.

Mund ta përdorni si ëmbëlsirë, apo ëmbëltues natyror, por edhe si maskë për fytyrë. Përgatitet njësoj sikur mjalti me livandë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë më së miri është që mjaltin ta pasuroni me ndonjë bimë dhe përzierjen ta përdorni si maskë apo preparat për pastrimin e fytyrës: me rozmarinë, livandë, trumzë, bari të limonit, gjethe të dredhëzës, majdanoz, mendër. Për lëkurë të thatë përdorni: kumak, trëndafil, livandë, anis, majdanoz, kamomil.  

(Kosova Sot Online)