Si të furnizoheni me jod përmes ushqimeve të caktuara

  • E /
  • 12 June 2021 - 11:05
Si të furnizoheni me jod përmes ushqimeve të caktuara

Kur mendojmë për nutrientet që kemi nevojë,jodi nuk na bie ndërmend përnjëherë.Zakonisht jemi të prirë të kemi mungesë të mineraleve,si kaliumi dhe vitamina C.Sasia ditore e rekomanduar është 150 mikrogramë (mcg) për të rriturit,por shumica nuk ia dalim ta konsumojmë.Javën e kaluar,një studim i publikuar në "Lancet Diabetes & Endocrinology" ka rekomanduar që grave shtatzëna duhet t'u jepen suplemente me jod,pasi që kjo është mundësia e vetme që foshnjat e tyre të kenë zhvillim kognitiv të qëndrueshëm dhe inteligjencë. Po ashtu,jodi na nevojitet për prodhimin e tiroideve,e në mungesë të tyre,kjo shkakton ënjtje në qafë.Disa ekspertë theksojnë se mungesa e jodit shkakton ngadalësim në aktivitete,depresion dhe probleme me peshën.Në vijim ju paraqesim disa burime të jodit,që mund t'i merrni përmes ushqimeve.

QUMËSHTI

Rreth 60 mcg jod mund t'i marrim përmes 200 ml qumësht. Prodhimet e qumështit janë mënyra më e mirë për t'u furnizuar me jod. Qumështi vjen me lloje të ndryshme, varësisht sezonit dhe mënyrës së si janë ushqyer bagëtitë, lloji i barit, ushqimi në stinën e verës rezulton me pak jod në krahasim me qumështin gjatë zezonës së dimrit.

VEZËT E ZIERA

Dy vezë të ziera kanë rreth 54 mcg jod. Vezët janë një burim i mirë jo vetëm për kalcium, por edhe për jod. Mund t'i konsumoni të ziera, por edhe të pjekura, pasi që sasia më e madhe e jodit nuk dëmtohet gjatë procesit. Vezët po ashtu janë të pasura me vitamina D, vitaminë kjo që është vitale për të pasur eshtra dhe dhëmbë më të fortë.

AKULLORJA

Rreth 18 mcg jod gjenden në 125 ml akullore të përgatitur. Akullorja e zakonshme dhe copëzat e çokollatës janë burim i jodit, megjithëse një porcion prej rreth 125 miligramë vjen me më shumë se pesë lugë të vogla sheqer dhe 288 kalori.

MISHI I PJEKUR I GJEDHIT

Rreth 16.2 mcg jod i hasim në 180 gramë mish të pjekur të gjedhit. Më shumë se dhjetë për qind të nevojave ditore me jod i gjeni në një porcion të madh nga mishi i pjekur i gjedhit. Po ashtu ofron edhe hekur dhe zink, por se duhet të konsumoni më pak se 500 gramë mish të kuq në javë për ta ulur rrezikun për kancerin në zorrë të trashë.

MISHI I PESHKUT

Rreh 66 mcg jod i hasim në dy pjesë porcione mish peshkut. Mishi i peshkut përmbush rreth 44 për qind të nevojave ditore për zink. Peshku i detit është burimi më i mirë për jod, sepse këtu ndikon uji i njelmët i detit. Merluci (lloj i peshkut), është burimi më i mirë. Salmoni nuk është edhe aq i pasur me jod, me vetëm 7mcg për 100 gramë.

JOGURTI ME FRUTA

Në 125 ml jogurt me fruta gjenden rreth 60 mcg jod. Nivelet e jodit zakonisht dallojnë varësisht llojit të jogurtit që mund të ndikojë në bazën ditore. Por, mund të prisni të merrni rreth 40 për qind të nevojave ditore me jod nga një porcion mesatarisht prej 125 gramë jogurt me fruta. Frutat përmbajnë një sasi të vogël me jod - një banane ka rreth 3 mcg.

(Kosova Sot Online)