Lexoni edhe:
Vetitë shëruese të qumështit të dhisë
Qelizat nga foshnjat e palindura udhëtojnë brenda trupit të nënës dhe mund ta vënë në rrezik atë nga artriti dhe kanceri i tiroideve për dekada pasi që fëmija të ketë lindur, sugjeron studimi i ri. Qelizat po ashtu do të mund të luajnë një rol kyç në depresionin e paslindjes, menopauzë të hershme dhe kancerin e gjirit. Por, përfitimet potenciale do të thonë se qelizat po ashtu do të mund të ndihmojnë në shërimin e indeve të dëmtuara të nënës, përfshirë shenjat pas prerjes Cezariane.
Vetitë shëruese të qumështit të dhisëLexoni edhe:
Zbulimet e fundit vijnë si rezultat i një qasjes gjithëpërfshirëse rreth efekteve të ndryshme të qelizave të fetusit që kanë në shëndetin e nënës. Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre kanë për qëllim faktet rreth qelizave të fetusit, të cilat do të mund të përdoreshin në të ardhmen për të diagnostikuar gjendjet ekzistuese dhe për të parashikuar ndonjë gjendje shëndetësore të nënave. Prania e qelizave të fetusit në indet e nënës njihet edhe si fetusi "microchimerism". Përderisa shkencëtarët e kanë ditur për një kohë të gjatë se qelizat udhëtojnë nga trupi i fetusit në atë të nënës, shtrohet pyetja nëse kjo dëmton apo sjell dobi për nënën.
(Kosova Sot Online)