Lexoni edhe:
Konsumoni shumë ujë për të qëndruar të hidratuar? Mësoni pasojat negative që trupi juaj mund të “vuajë” nga kjo
Shkaktarët më të shpeshtë të ngërçeve të muskujve janë lodhja, dehidrimi dhe mungesa e mineraleve, e ngërçet mund të shkaktojnë dhembje të mëdha. Në këtë aspekt ndihmojnë shumë ushqimet e pasura me kalium dhe magnez, si dhe kompresat e nxehta.
Nëse ngërçet paraqiten edhe nëse pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe bëni lëvizje të rregullta, atëherë rriteni konsumimin e ushqimeve të pasura me magnez dhe kalium, sikur që janë bananet, patatet, perimet e gjelbra me fletë. Te dhembjet e vogla, ilaç është shtypja me dorë në mes të vendit ku është paraqitur ngërçi. Nëse ngërçi zgjat shkurt, atëherë pas tij nuk paraqitet dhembja, por te ngërçet e gjata, muskujt mund të dhembin me ditë të tëra. Në raste të tilla ndihmojnë kompresat e nxehta dhe banjat e tilla.
(Kosova Sot Online)