Lexoni edhe:
Me ndihmën e një shprehie të thjeshtë mund ta zgjasni jetën
Keni ndërprerë duhanin. Mirëpo, pos se ballafaqoheni me "krizën", kanë filluar t'ju shfaqen edhe disa dhimbje, nga aknet e deri te uria e përhershme. Kjo nuk do të thotë se duhet ta ndizni përsëri cigaren, sepse organizmi ka filluar me heqjen qafe të helmeve. Nëse ju kap dëshira për ta ndezur cigaren, përcaktohuni për ushqimet që përshpejtojnë hedhjen e helmeve nga organizmi juaj, ja disa prej tyre.
ÇAJI I GJELBËR
Gjatë konsumimit të duhanit humbni një sasi të madhe të ujit, kështu që organizmi shumë shpejt pëson dehidrim. Duke konsumuar sasi të madhe të çajit të gjelbër ndikoni në hedhjen jashtë të helmeve prej trupit. Rezultatet e para do t'i ndieni gjatë urinës, do të ndieni aromë të fortë dhe ngjyrë më të errët.
Me ndihmën e një shprehie të thjeshtë mund ta zgjasni jetënLexoni edhe:
LIMONI
Pos ujit, mbetjet e duhanit i hiqni nga trupi edhe përmes vitaminave A, C dhe E, të cilët në fakt e forcojnë sistemin imun. Për t'i kompensuar vitaminat e humbura për çdo mëngjes para shujtës të pini një gotë ujë të vakët në të cilën keni shtrydhur një limon. Mirëpo, mos e bëni këtë përnjëherë para ose pas pastrimit të dhëmbëve, sepse do ta shkatërroni smaltin e dhëmbëve.
SPINAQI DHE BROKOLI
A cidin folik organizmi i njeriut e shpenzon shumë më shpejt, nëse jeni duhanxhinj, e që është shumë e domosdoshme për punën dhe zhvillimin normal të qelizave, sidomos rruazave të kuqe të gjakut. Spinaqi dhe brokoli janë shumë të pasur me këtë vitaminë nga grupi B i vitaminave, kështu që ndihmoni shumë më lehtë në pastrimin e gjakut nga nikotina.
KAROTA E FRESKËT
Nikotina e shkatërron lëkurën dhe e bën të pajetë dhe të tharë, e karotat e freskëta në mënyrën më të shpejtë mund ta ripërtërijnë atë. Përmban vitamina A, K, C dhe B që janë "grumbulluesit" kryesor të mbetjes së nikotinës. Karotën edhe mund ta shtrydhni dhe të përzier me lëngun mollës dhe limon, apo edhe ta grini në sallatë.
LËNGU NGA PORTOKALLI
Nëse porsa keni hequr dorë nga duhani, krahas kafjallit pini edhe lëng të shtrydhur nga portokalli, sepse është shumë i pasur me vitamina C. Kështu organizmit i jepni energji në fillim të ditës, sepse vitamina C ndihmon në prodhimin e karbitinës, që yndyrat nga ushqimi i shndërron në energji. Kështu shija e thartë në mënyrën më efikase "vret" dëshirën për cigare.
(Kosova Sot Online)