Një studim interesant: Ja pse duhet të dëgjoni muzikë me kufje kur dilni për vrap

  • E. /
  • 25 June 2021 - 14:21
Një studim interesant: Ja pse duhet të dëgjoni muzikë me kufje kur dilni për vrap

Pavarësisht rrymës muzikore, të gjithë kemi një playlist me këngët e preferuara. Dhe një studim i ri ka treguar se të mbash kufje me muzikë teksa vrapon ose stërvitesh, ndihmon shumë në aspektin e shëndetit mendor. 

Sipas studimt në Universitetin e Edinburg, të dëgjuarit muzikë gjatë vrapimit mund të përmirësojë performancën e një personi kur ndihet i lodhur mendërisht.

Ata që dëgjuan një listë këngësh të vetë-zgjedhur ndërsa vraponin, pasi përfunduan punën apo pas një situate stresuese, performuan në të njëjtin nivel me ata që nuk ishin të lodhur mendërisht. 

Studiuesit thonë se këto rezultate mund të ndikojnë në përmirësmin e gjendjes së shëndetit mendor.

Doktor Shaun Phillips thotë: ‘Gjetjet tregojnë se dëgjimi i muzikës të vetë-zgjedhur mund të jetë një strategji e dobishme për të ndihmuar njerëzit aktivë të përmirësojnë aftësinë e tyre të drejtimit dhe performancën kur ndihen të lodhen mendërisht’.

Megjithatë ai shton se do duhen të tjera studime për të patur gjetje më të plota.

(Kosova Sot Online)