Lexoni edhe:
Duke shtypur në këtë pikë do ta ndërprisni në çast lemzën
Për personat me nivel të lartë të kolesterolit dhe arterosklerozë, ky mjaltë është burim i shkëlqyeshëm. Është zgjedhje e mirë edhe për personat që kanë probleme me kilogramët shtesë. Në vazhdën e shumë llojeve të mjaltit, të rrallë janë ata që do të mendoni se bëhet fjalë për mjaltin nga kungujt. Në fakt, ky lloj është më i dobishmi për problemet me shëndetin e mëlçisë, veshkave, në fakt ndihmon te sekretimi i vrerit.
Duke shtypur në këtë pikë do ta ndërprisni në çast lemzën Lexoni edhe:
Falë efektit laksativ dhe diuretik, mjalti nga kungujt është burim i mirë për ata që kanë probleme me kapsllëk kronik dhe problemet me sorrë të trashë. Mjalti nga kungujt është i pasur me vitamina dhe karotenoide, si dhe e forcon imunitetin.
PËRGATITENI VETË!
Merrni një kungull të pjekur, mbani majën dhe hiqni farat. Në vrimën e hapur shtoni mjaltin, ndërsa që më pas e mbyllni "kapakun". E lini të qëndrojë për dhjetë ditë në një vend të ftohtë. Pas dhjetë ditëve, lëngun që e gjeni brenda e vendosni në kavanoz prej qelqit dhe e ruani në frigorifer, maksimumi një muaj. Merrni 2-3 lugë në ditë, ose ëmbëltojeni çajin!
(Kosova Sot Online)