Ringjallni flokët tuaj në mënyrë krejt natyrale

  • E /
  • 01 July 2021 - 11:04
Ringjallni flokët tuaj në mënyrë krejt natyrale

Kur është në pyetje shëndeti dhe bukuria e flokëve, ju sjellim lajme të mira. Në fakt, nuk keni pse t'ju ekspozoheni kemikateve të dëmshme për ta nxitur rritjen e serishme të flokëve. hulumtimet e deritanishme kanë vërtetuar se disa bimë kanë ndikim të shkëlqyeshëm në parandalimin humbjes së flokëve.

QEPA

Gjatë hulumtimit, 20 prej 23 personave kanë lyer flokët me lëngun e qepës. Këtë e kanë bërë 2 herë në ditë, për 6 javë. Pas 6 javësh dendësia e qimeve ishte rritur dhe ishte parandaluar rënia e tyre.

SPECAT PIKANTË

Ekspertët kanë vërtetuar se personat, të cilët për çdo ditë konsumojnë 6 mg speca pikant, që 5 muajsh vërejnë trashjen e flokëve, por theksojnë se para aplikimit duhet të këshillojnë mjekun.

ALOE VERA

Aloe vera me shekuj përdoret për nxitjen dhe trashjen e qimes së flokut. Ekspertët kanë vërtetuar se është kombinim i hatashëm edhe rozmarina dhe sherbela. Rozmarina nxit rritjen e flokëve ndërsa që sherbela forcon qimen karshi faktorëve të shumë të dëmshëm që vijnë nga jashtë.

(Kosova Sot Online)