Lexoni edhe:
AAK-ja zyrtarizon kandidaturën e Hasan Ismajlit për kryetar të Fushë Kosovës
Sipas disa statistikave, një në tre gra në ShBA shikon rregullisht pornografi dhe 70 përqind e burrave të moshës 18 deri në 24-vjeçare i vizitojnë uebfaqet e pornografisë të paktën një herë në muaj. Mbrojtësit kundër pornografisë, siç është “YourBrainOnPorn”, dhe një grup i quajtur “Fight The New Drug” besojnë se përdorimi i pornografisë është një çështje e shëndetit publik për shkak të efekteve të saj në tru.
Por çfarë i bën saktësisht trurit tuaj ky veprim? Disa studime kanë treguar që “konsumimi” i pornografisë mund të ndikojë në ndyshimin e strukturës dhe funksionit e trurit dhe duke shkaktuar varësi. Por cili është ndikimi më i madh që e shkakton shikimi i videove me përmbajtje të tillla?
AAK-ja zyrtarizon kandidaturën e Hasan Ismajlit për kryetar të Fushë Kosovës Lexoni edhe:
Dopamina
Edhe kryerja e marrëdhënieve intime, edhe shikimi i pornografisë bëjnë që dopamina të lirohet në pjesën e trurit që është përgjegjëse për emocionet dhe të nxënit. Në fakt, dopamina është neurotransmetuesi që bëhet më aktivi në raste të tilla. “Ndryshimi kryesor është “vërshimi” i dopaminës. Shikimi i skenave me përmbajtje erotike shkakton reagim dopaminergjik”, tha për “Medical Daily” në një dërgesë elektronike Joe Schrank, specialist i varësisë dhe themelues i uebfaqes “TheFix.com” dhe “Loft 107”.
Reklamë
Ky neurotransmetues shkakton rritje të dëshirës dhe kënaqësisë, ndërsa nivelet e tij rriten në varësi të përsëritjes së veprimeve të tilla. Përsëritjet e shpeshta dhe të vazhdueshme sjellin një gjendje ku truri bëhet i pandjeshëm ndaj efekteve të dopaminës. Këto rezultate u treguan në një studim të vitit 2014, të botuar në “JAMA Psychiatry”. Gjatë këtij studimi, për herë të parë u bënë skanimet e trurit të shikuesve të pornografisë. Studiuesit gjermanë zbuluan se niveli i ndryshimeve në tru lidhej me “sasinë” e pornografisë që një person e shikonte: sa më shumë që shikonin, aq më i ulët ishte aktiviteti i dopaminës në qendrat e trurit.
Kjo bën që truri të ketë nevojë për më shumë dopaminë çdo herë pasuese, në mënyrë që t’i ndiejë të njëjtat efekte. Si rezultat, kjo mund t’i japë një personi një arsye për të parë më shumë pornografi. Ndonjëherë, megjithatë, truri “lodhet” dhe e ndalon prodhimin e dopaminës, e cila e lë shikuesin të dëshirojë më shumë kënaqësi me pamundësinë për ta arritur atë, sipas Gary Wilson, mësues i fiziologjisë, i cili e diskutoi temën gjatë një fjalimi në “TEDx”. Kjo mund ta provokojë shikuesin që të kërkojë pornografi më intensive për ta arritur të njëjtin nivel të zbavitjes.
“Truri i përgjigjet ndryshimit kimik. Duke qenë së kur dopamina lirohet, ajo shkakton ndjenjë kënaqësie, truri primitiv dërgon mesazh për të përsëritur një sjellje të tillë”, tha Schrank.
Ai beson se pikërisht kjo është arsyeja pse varësitë bëhen kaq të vështira për t’u hequr. Njerëzit priren të supozojnë se kjo është thjesht një çështje e sjelljes; megjithatë, truri iu përgjigjet stimujve të ndryshëm, qoftë blerjeve në dyqane apo pornografisë. Brenda mendjes së një të varuri, ka gjithmonë një nevojë të vazhdueshme për ta ndierë atë stimulim të fortë.
Oksitocina dhe vazopresina
Kimikate të tjera të trurit, që lirohen gjatë marrëdhënieve intime ose pornografisë, i përfshijnë oksitocinën dhe vazopresinën. Këto hormone janë ato që e ndihmojnë personin t’i kujtojë kujtimet afatgjata. Ato funksionojnë duke formuar një lidhje të këndshme midis kujtesës suaj dhe objektit që iu ka dhënë kënaqësi seksuale. Kjo krijon një valë ndjesie në të gjithë trupin.
Në mënyrë tipike, marrëdhëniet intime e shkaktojnë çlirimin e niveleve të serotoninës, e cila nga ana e vet çon në ndjenja qetësie dhe relaksimi. Sidoqoftë, nëse truri i shoqëron këto ndjenja me një përvojë pornografike, ajo më pas do ta drejtojë një person përsëri në pornografi, sa herë që lind dëshira seksuale, në vend që ta drejtojë te një përvojë e vërtetë seksuale.
Mendja pornografike dhe ajo e varur
Truri i një përdoruesi të pornografisë shpesh krahasohet me atë të një të varuri nga droga ose alkoolisti. Një studim i Universitetit të Kejmbrixhit, i bërë më 2014 dhe i botuar në revistën “PLOS One”, zbuloi striatumin ventral të ndezur – një strukturë e trurit që luan rol kyç në rrugët drejt kënaqësisë -, kur një alkoolist pa një fotografi të një pijeje. Te të varurit nga pornografia, studimi gjeti aktivitete të ngjashme të trurit, por edhe pse ata kërkonin më shumë pornografi, në të vërtetë nuk e shijonin më shumë.
Studiuesit gjithashtu gjetën tri rajone në tru që ishin më aktive te njerëzit me “sjellje seksuale të detyruar”, duke përfshirë striatumin ventral-in, korteksin cingulator anterior dorsal (përgjegjës për parashikimin e shpërblimeve) dhe amigdala (e përfshirë në përpunimin e rëndësisë së ngjarjeve dhe emocioneve). Këto rajone dihet gjithashtu se aktivizohen te të varurit nga droga, kur iu tregohet droga e tyre e zgjedhur.
Mosha gjithashtu dukej se ndikonte në nivelin e aktivitetit të trurit në striatumin ventral derisa të varurit shikonin pornografi. Sa më i ri të jetë pacienti, aq më i lartë është niveli i aktivitetit. Këto zbulime ishin veçanërisht të rëndësishme, pasi që rajonet e kontrollit frontal të trurit vazhdojnë të zhvillohen në mesin e viteve të 20-a të një personi. Një çekuilibër në këto rajone mund t’i rrisë impulsivitetin dhe sjelljet e rrezikshme te pacientët më të rinj.
Madhësia e trurit
Truri pornografik jo vetëm që e pasqyron aktivitetin te të varurit, por gjithashtu e ndryshon madhësinë në një mënyrë të ngjashme. Në të njëjtin studim gjerman, studiuesit zbuluan se vëllimi i lëndës gri në pjesën e djathtë të striatumit ishte më i vogël te shikuesit e shpeshtë të pornografisë. Burrat që shikonin më shumë pornografi gjithashtu treguan më pak aktivitet në një zonë tjetër të striatumit, i njohur si putameni i majtë, i cili “ndriçohej”, kur ekspozohej ndaj stimujve seksualë.
Këto ndryshime të trurit janë të ngjashme me ato që shihen te të varurit nga kokaina, të cilët zhvillojnë anomali në zonat si nucleus accumbens dhe striatum, të cilat janë përgjegjëse për të mësuarit, kujtesën, kënaqësinë dhe shpërblimin. Pavarësisht nga këto zbulime, është ende e paqartë nëse shikimi i pornografisë është ai që i shkakton këto ndryshime të trurit ose nëse njerëzit me lloje të caktuara të trurit thjesht shikojnë më shumë pornografi.
Truri pas shikimit të pornografisë
Edhe pse pornografia është sigurisht e dobishme për të ndihmuar rreth eksplorimit dhe të nxënit rreth dëshirave seksuale, këto studime i nxjerrin në pah pasojat e mundshme në tru në rastet e të shikuarit të shpeshtë të pornografisë. Për këtë arsye, është e rëndësishme të mbani mend se moderimi është thelbësor. “Si me çdo gjë në jetë, përpjekja për ekuilibër është thelbësore”, këshilloi Schrank. “Truri gjithashtu ka nevojë për shumëllojshmëri aktiviteti”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)