Lexoni edhe:
Shurupi nga gjethe delli, ilaç i mushkërive
Në mënyrë që ta forconi shëndetin dhe shkrini kaloritë, si dhe të parandaloni grumbullimin e kilogramëve të tepërt, ekspertët ju sugjerojnë të filloni me konsumimin e pemëve dhe perimeve sezonale.
PJEPRI
Pjepri nuk përmban nivel të lartë të kalorive e as karbohidrate, e është burim edhe për vitamina A. Vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syve dhe lëkurës. Hulumtimet kanë treguar se pjepri shpejton punën e metabolizmit dhe e forcon sistemin imun.
Shurupi nga gjethe delli, ilaç i mushkërive Lexoni edhe:
PJESHKAT
Hulumtimet kanë treguar se pjeshkat përmbajnë substanca që ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, nivelit të lartë të kolesterolit, infeksionet kronike dhe diabetin.
SHALQIRI
Shalqiri është burim i likopenit, karotenoiodeve që e mbrojnë lëkurën nga ekspozimi i tepërt në diell dhe pakëson rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
MANAFERRAT
Manaferrat janë burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe vitaminave C. Hulumtimet kanë treguar se manaferrat mund të rregullojnë oreksin dhe të ndalojnë etjen për ushqime të grimcuara.
(Kosova Sot Online)