Lexoni edhe:
Një truk me jastëk që eliminon tensionin në shpinë dhe qafë: Bëni këtë dhe nuk do të keni më telashe me dhimbjen!
Ky është njëri nga llojet më të shëndetshme dhe më të shijshme të kafjallit, sepse përmban vitamina dhe minerale, të cilat e përmirësojnë dukjen e lëkurës, të flokëve, normalizojnë metabolizmin dhe e forcojnë organizmin. Ky kafjall i përditshëm ndihmon në eliminimin e papastërtive nga organizmi dhe i pastron zorrët. Pa kushte zgjidh problemin e zorrëve dembele dhe kapsllëkut, shkrin shtresat dhjamore dhe normalizon peshën. Pas një muajit të konsumimit të këtij kokteji, lehtë do të humbni 3-5 kilogramë. Teni i lëkurës, flokët dhe thonjtë bëhen më të shëndetshëm dhe më të bukur, e stomaku ngadalë "shfryhet".
Përbërësit e nevojshëm për kafjallin e shëndetshëm
300 ml kefir (ose jogurt pa yndyrë) - 2 lugë të mëdha bollgur - 1 lugë të vogël fara të bluara të lirit - 1 lugë të vogël kakao pluhur - 5-7 kumbulla të thara. Përgatitja e kafjallit: Kafjalli përgatitet në mbrëmje për të nesërmen. Derdhni pak ujë të vluar (100 ml) në kumbullat e thara në enë, të cilën duhet ta mbuloni dhe ta lini për 5-10 minuta. Gjatë asaj kohe në enë derdheni bollgurin, farat e bluara dhe kakaon. Pastaj shtojani kefirin ose jogurtin dhe përzieni bashkë. Kumbullat i bluani dhe ia shtoni masës paraprake. I përzieni mirë dhe e lini në frigorifer. Në mëngjes e nxirrni nga frigoriferi dhe kënaquni me kafjallin e shëndetshëm.
(Kosova Sot Online)