6 arsye të forta për të konsumuar më shumë shalqi

  • E. /
  • 24 July 2021 - 13:39
6 arsye të forta për të konsumuar më shumë shalqi

Përpos mendimit klishe se shalqiri përmban vetëm ujë dhe sheqer, në fakt ky frut është i pasur me një sërë elementesh të shëndetshme.

Ka një nivel të lartë vitaminash, mineralesh, antioksidantësh dhe vetëm një numër të vogël kalorish. Shalqiri është një frut që ju jep energji dhe ju ndihmon me humbjen në peshë.

Më poshtë ju rendisim 6 arsye të forta pse duhet të konsumoni më shumë shalqi:

Parandalon astmën

Rreziku i të prekurit nga astma është më i ulët tek ata persona që konsumojnë ushqime që përmbajnë një sërë elementësh të caktuar. Një nga këto elemente është vitamina C, e cila gjendet me shumicë tek shalqiri.

Ul presionin e gjakut

Dieta e pasur me likopene, që gjendet tek shalqiri, mbron kundër problemeve me zemrën dhe hipertensionin.

Ju hidraton

Shalqiri është fruti perfekt gjatë stinës së verës, nëse doni të parandaloni dehidratimin. Përmban 92% ujë dhe plot elektrolite të rëndësishme.

Rregullon tretjen

Për shkak të përmbajtjes së lartë në ujë dhe fibra, shalqiri ndihmon kundër kapsllëkur dhe promovon një shëndet të mirë të zorrëve.

Parandalon kancerin

Si një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, duke përfshirë vitaminën C, shalqiri mban larg radikalet e dëmshme që janë shkaktari numër 1 i kancerit,

E shkëlqyer për lëkurën

Shalqiri është i shkëlqyer për fytyrën, pasi përmban vitaminë A, një element që e mban lëkurën e hidratuar. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për shëndetin e mirë të flokëve.

(Kosova Sot Online)