Lexoni edhe:
Varianti Delta dominues brenda pak muajve
E keni vërë re sa herë që bëni rrugë të gjata në stinën e verës, ju enjten këmbët dhe duart? Kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta dhe të gravitetit të fuqishëm.
Për shkak të nxehtësisë, enët e gjakut zgjerohen dhe për pasojë, gjaku shkon deri në zemër. Për këtë arsye, duhet të merrni masa që t’i mbroni këmbët nga presioni i mëtejshëm dhe lëndimet gjatë stinës së nxehtë.
Varianti Delta dominues brenda pak muajveLexoni edhe:
Një formë shumë e mirë për të reduktuar enjtjen e këmbëve është konsumi i sa më shumë lëngjeve, sidomos ujë dhe çaj.
Gjithashtu, duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur dhe vitaminë B, si spinaq, lakër jeshile, panxhar, ananas, si dhe duhet të reduktoni duhanin, alkoolin dhe duhanin.
Një mënyrë mjaft e mirë për t'i çlodhur këmbët dhe për t'i çliruar ato nga enjtja është edhe uji me kripë, në darkë.
Në një legen me ujë të vakët, hidhni dy lugë gjelle kripë (preferohet e zezë). Mbajini këmbët në ujë me kripë për 10-15 minuta. Ky trajtim do t'ju bëjë t'i ndieni këmbët më të çlodhura dhe do të ulë ndjeshën enjtjen e tyre.
Një trajtim tjetër çlodhës për këmbët gjatë verës është edhe ecja në rërë, në breg të detit.
(Kosova Sot Online)