Prej alergjive pëlcet zëri

  • E /
  • 27 July 2021 - 10:47
Prej alergjive pëlcet zëri

Të ngjirurit e zërit është gjithmonë një simptomë përcjellëse e alergjive, e nganjëherë kjo është shenja e parë e tyre. Ndryshimet në zë këto ditë janë më të shpeshta si pasojë e ndikimit intensiv të ambrozisë, e pacientët specialistëve të otorinolaringologjisë shpeshherë i lajmërohen edhe me simptomat përcjellëse, ftohje, teshtitje, rrjedhje dhe bllokim i hundëve.

Deri te të ngjirurit e zërit ndikon çdo inflamacion, të ënjtura, lëndimet apo edhe keqpërdorimi i zërit. Sipas specialistëve, nëse të ngjirurit e zërit zgjat më shumë se 15 ditë, detyrimisht duhet drejtuar mjekut. Shkaktari më i shpeshtë në ndryshimin në zë është laringjiti akut, që përcillet me infeksionet në traktin respirator, shpeshherë përcillen me temperaturë, rrjedhje të hundës ose kollë. Kjo është kohë kur të ngjirurit e zërit vjen edhe si pasojë e alergjive të ndryshme, kjo ndodh kur pëlcet zëri.

(Kosova Sot Online)