Lexoni edhe:
Infektologu flet për rrezikun e variantit Delta: Mësimi të fillojë në shtator, fëmijët s’janë burim i infeksionit
Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i hash. Cilëndo prej këtyre alternativave të zgjidhni, ajo që duhet të dini është se farat e shalqinit kanë një pasuri vlerash, të cilat kur t’i lexoni do ju bëjnë t’i shihni ato me sy tjetër.
Farat e shalqinit përmbajnë pak kalori por shumë ushqyes. Kur piqen ato bëhen krokante dhe lehtësisht mund të zëvendësojnë alternativa të tjera mes farave të pashëndetshme.
Pjekja e farave
Pjekja e farave të shalqinit është e lehtë. Gradojeni furrën në 160 gradë dhe vendosini farat në një letër pjekjeje. Nevojiten 15 minuta për pjekjen e farave. Gjatë këtyre minutave trazojini herë pas here që të garantoni një pjekje të barabartë.:
Në vend të patatinave
Hiqni dorë nga patatinat dhe zgjidhni farat. Ngrënia e farave të shalqinit kërkon kohë, ndaj një grusht me fara zgjat më shumë se një qese me patatina. Farat mund të marrin shije më të mirë nëse i lyeni me kripë dhe vaj ulliri ose kanellë dhe sheqer. Për më shumë shije mund të zgjidhni lëng limoni jeshil dhe spec djegës.
Vlerat ushqimore
Vlerat ushqimore të farave varen nga sasia që do të konsumoni. Duke qenë se ato janë të vogla, do ju nevojiten shumë prej tyre që të korrni përfitimet. Megjithatë, farat e shalqinit janë shumë më të mira në aspektin ushqimor në krahasim me ushqime të tjera të shpejta.
Më pak kalori
Në 30 gramë me fara shalqini gjenden 158 kalori, pothuaj njësoj me një qese me patatina që përmban 160 kalori. Në 30 gramë gjenden 400 fara shalqini, por në 30 gramë gjenden 15 patatina, ndaj niveli i kalorive është i zhdrejtë. Një grusht me fara shalqini peshon 4 gramë dhe numëron 56 fara të cilat japin 22 kalori, ndjeshëm më pak se një qese me patatina.
Magnezi
Magnezi është një prej mineraleve të ndryshme që gjenden tek farat e shalqinit. Në një racion prej 4 gramë fara gjenden 21 mg magnez. Të rriturit duhet të konsumojnë 400 mg të këtij minerali çdo ditë. Magnezi është thelbësor për shumë prej funksioneve të organizmit, siç janë nervat, muskujt, sistemi imunitar, shëndeti i zemrës dhe ai i kockave.
Hekuri
Një grusht me fara shalqini përmban rreth 0.29 mg hekur. Doza e rekomanduar ditore është 18 mg hekur në ditë. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin në organizëm dhe ndihmon në konvertimin e kalorive në energji.
Folati
Në një racion farash gjenden 2 μ folat ndërkohë që doza e rekomanduar ditore është 400 μ në ditë.Folati, i njohur si acidi folik ose vitamina B-9, është i rëndësishëm për funksionin e duhur të trurit dhe kontrollon nivelet e homocisteinës. Femrat që duan të krijojnë familje, kanë nevojë për më shumë folat sepse mungesa e tij shkakton difekte në lindje.
Yndyrna të mira
Farat e shalqinit janë një burim i mirë i acideve yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura ose 0.3 dhe 1.1 gramë, respektivisht. Ekspertët thonë se këto yndyrna janë të dobishme për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit të keq në gjak.
(Kosova Sot Online)