Lexoni edhe:
Receta e mjekut gjerman që bën mrekulli: Xhenxhefil, limon dhe hudhër për një zemër të re
Hirra është produkt që shfaqet te prodhimi i djathit. Përmban sasi të madhe të ujit, e kalori përmban shumë pak. Hirra është lëng energjik që përmban kalium, natrium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër, kobalt, mangan, molibden, vitamina, aminoacide dhe proteina. Lëngu shërues përmban 16 lloje të proteinave, 8 minerale, 7 vitamina, deri 23 aminoacide dhe deri 11 enzima.
Vetitë e saj shëruese janë të shumta, e përdorimi i saj ndikon në rigjallërimin e shpejtë të vendeve të sëmura në organizëm, përshpejton shkrirjen e dhjamit dhe e forcon sistemin imun. Proteinat e hirrës kanë ndikim pozitiv te oreksi i humbur, kolesteroli i lartë, kariesi. Përveç kësaj, ndihmojnë te rigjallërimi i mëlçisë dhe parandalojnë osteoporozën. U sugjerohet atletëve, femrave shtatzëna dhe personave të moshuar.
(Kosova Sot Online)