Lexoni edhe:
A e dini pse këtë lëng e quajnë "ilaçi i së ardhmes"?
Me farat e pjeprit mund të bëhet një kurë e thjeshtë por shumë e mirë që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore.
Përgatitja:
1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.
Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.
A e dini pse këtë lëng e quajnë "ilaçi i së ardhmes"?Lexoni edhe:
Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.
Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Burim Vitaminash Dhe Mineralesh
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.
Shëndeti i Sistemit Tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.
Farat E Pjeprit Për Zemrën
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
(Kosova Sot Online)