Lexoni edhe:
Blerim Latifi: Kurti e ka gjithë komoditetin që të tallet me opozitën, sa deputetë e kanë lexuar novelën e Kamysë?
Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë dhe në ushqimin që hamë. Madje edhe ‘smartphonat’ përmbajnë toksina.
Ato akumulohen vazhdimisht në trup dhe mund të arrijë një pikë që ju mund të sëmureni rëndë.
Kapslliku
Shumë produkte ushqimore përmbajnë lëndë kimike të dëmshme. Këto lëndë akumulohen në stomak dhe zorrë duke reduktuar proçesin e tretjes dhe duke shkaktuar kapsllikun.
Marrje mendsh
Nëse ju keni marrje mendsh apo nuk mund të përqendroheni, do të thotë se toksinat po ndikojnë tek ju. Ato reduktojnë vitaminat esenciale dhe mineralet që trupi juaj ka nevojë.
Deodorantët nuk funksionojnë
Kur deodorantët që ju përdorni nuk funksionojnë dhe ju përsëri keni djersitje me erë të keqe, atëherë kjo është një shenjë se trupi juaj përmban shumë toksina.
Kyçet dhe muskujt dhembin
Kur ju ndjeni dhimbje edhe pse nuk keni kryer asnje aktivitet lodhës atëherë kjo është një shenjë nga toksinat.
Shfaqje e pullave në trup
Produktet e trupit si për shembull shampot apo locionet përmbajnë toksina të dëmshme, duke shkaktuar pulla dhe tharjen e lëkurës.
Regjimi i gjumit nuk është i rregullt
Toksinat dëmtojnë sasinë e hormonit kortizol që është përgjegjës për gjumin, duke ndikuar negativisht dhe duke shkaktuar pagjumësi.
(Kosova Sot Online)