5 gjendjet shëndetësore që ngatërrohen me sëmundje të tjera

  • G.g /
  • 11 August 2021 - 10:32
5 gjendjet shëndetësore që ngatërrohen me sëmundje të tjera

Ndonjëherë ne përpiqemi të jemi doktorët e vetvetes dhe mund të ngatërrojmë disa gjendje shëndetësore me sëmundje të tjera. Shëndeti ynë është i rëndësishëm dhe duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur në çdo moment. Më poshtë ju shfaqim disa nga këto gjendje, të cilat duhet t’i keni parasysh sipas ‘Bright Side’:

1-Ataku i zemrës dhe goditjet e panikut

Është e vështirë të bësh dallimin mes tyre pasi kanë simptoma të ngjashme. Ajo çfarë i dallon është se kur keni goditje paniku keni edhe dhimbje të muskujve të trupit.

2-Meningjiti dhe e ftohura

Meningjiti është sëmundja që prek membranën e trurit dhe është shumë e rrezikshme. Simptomat e saj ngjasojnë me simptomat e të ftohurës.

3-Turbekuloza dhe e ftohura

Një sëmundje tjetër që ngjason me të ftohurën është edhe turbekuloza. Të dyja ato kanë si simptomë kollën dhe dhimbjen e kraharorit.

4-Apandesiti dhe cistet e vezoreve

Të dy këto gjendje shkaktojnë dhimbje në fundin e barkut në krahun e djathtë.

5-Lupus dhe sëmundjet e tjera

Mund të jeni i prekur nga sëmundja e lupus dhe mos ta zbuloni asnjëherë pasi simptomat e saj do t’ju bëjnë të mendoni se keni një sistem imunitar të dobët që shkakton më pas sëmundje nga më të ndryshmet.

(Kosova Sot Online)