Ja si qëndron e vërteta rreth ‘mitit’ se vaksinat e ‘Covid-19’ ndikojnë në shancet për shtatzëni
Vaksinat e Covid-19 janë vënë në diskutime të shumta lidhur me shancet për të mbetur shtatzënë nëse vaksinohesh.
Mirëpo, sipas ekspertëve gjasat e besimit të këtij ‘miti” duhet të jenë '0' pasi kjo nuk është aspak e vërtetë.
Ekspertët mjekësorë thonë se nuk ka asnjë arsye biologjike që vaksinat të ndikojnë në shtatzëni.
Dhe dëshmitë në gjithë botën ofrojnë më shumë siguri për këdo që shqetësohet për shanset e tyre për të mbetur shtatzënë.
Në studimin e Pfizer, një numër i ngjashëm grash të vaksinuara mbetën shtatzënë, sikurse një grup tjetër që iu dha vaksinë “false”.
Madje, qendrat e “Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve” rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen pasi kanë një rrezik më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë.
(Kosova Sot Online)