Arsyjet pse teshtni kur s’jeni të sëmurë

  • E /
  • 13 August 2021 - 15:06
Arsyjet pse teshtni kur s’jeni të sëmurë

Të menduarit për seksin ju bën të teshtini?

Te disa njerëz, aspekte të veçanta të seksit, qoftë orgazmat apo thjeshtë të menduarit për gjëra seksuale, mund t’i bëjnë të teshtijnë disa herë radhazi, në mënyrë të pakontrrollueshme.

Ndonëse arsyeja për këtë ende nuk është e qartë, sipas disa hulumtimeve të fundit kjo mund të ndodhë si rrjedhojë e disa “lidhjeve të kryqëzuara” që krijohen midis qendrave nervore përgjegjëse për teshtitjen dhe seksin.

Thashethemet që bëjnë tjerët prapa shpinës tuaj për juve, ju shkaktojnë teshtimë?

Kjo është goxha interesante. Hera e vetme ku kam dëgjuar për këtë është në një Anime, teksa një grup të afërmish e miqësh flisnin për personin e caktuar, ai person teshtinte papritmas pa ndonjë shkaktar të dukshëm.

Duket se ky fenomen është i njohur kryesisht në Japoni, prandaj shfaqet në veprat e tyre të animuara dhe vizatimore (përkatësisht Anime dhe Manga).

Duke qenë se hulumtimet për këtë çështje janë të pakta, ekziston besimi tek japonezët se në qoftë se ju teshtini njëherë pa ndonjë shkak – mbase thashethemet që po bëhen për ju janë për të mirë, dy herë do të thotë që thashethemet nuk janë aq të këndshme dhe tre herë do të thotë që thashethemet janë vërtetë shumë të këqija…

Një shkaktrar tjetër është Dielli?

Ka njerëz që sapo të dalin jashtë në një ditë të ngrohtë, ata nuk ndalen së teshtituri disa herë radhazi. ajo. Madje, rezulton se një grup mjaft i madh i njerëzve provojnë këtë ndjesi…

Me sa duket, është një fenomen i njohur në shkencë, tani edhe mjekët e quajnë atë “Refleksi i Teshtimës Fotike”.

Duke qenë se studimi në lidhje me këtë çështje është i hershëm, hulumtuesit kanë gjetur disa shkaqe intriguese se pse mund të ndodhë kjo gjë. Veçanërisht, ata zbuluan se kjo gjendje duket se prek burrat më shumë sesa gratë dhe gjithashtu se mund të përcillet gjenetikisht.

(Kosova Sot Online)