Fasulja ruan shëndetin

  • E. /
  • 26 August 2021 - 10:37
Fasulja ruan shëndetin

Nga të gjitha ushqimet, fasulja me siguri se është më e shëndetshmja dhe më e preferuara. Është e pasur me proteina, vitamina dhe minerale. Është ushqim ideal për fëmijët dhe të rriturit. Është zgjedhje e duhur për hekur, mangan, bakër, vitamina B9 dhe B1, fosfor, magnez dhe zink, e në sasi paksa më të vogla përmban edhe kalcium, kalium, selen, vitamina E, B2, B5 dhe B6. Për të shmangur fryrjet dhe gazrat, me rastin e përgatitjes duhet të shtoni erëza natyrale, majdanoz, mentë, hudhër, xhenxhefil apo këri.

Shkaku i kombinimit të fibrave dhe acidit folik, fasulja është aleat i mirë në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjet e zorrës së trashë. Sidomos u sugjerohet fëmijëve dhe grave shtatzëna. Ndikon mirë edhe te personat që vuajnë nga anemia, sëmundjet e dhëmbëve, veshit, bronkiti, dhimbjet e kokës, depresioni, gjakderdhjet nga hunda, madje edhe nga impotenca. Ndikon mirë edhe te pagjumësia, osteoporoza, ftohja dhe gripi, hemorroidet, lodhja kronike dhe stresi. Një numër i madh i ekspertëve theksojnë se fasulja, pasi është e pasur me antioksidues, ndihmon edhe te llojet dhe format e ndryshme të kancerit.

(Kosova Sot Online)