Hani peshk dy herë në javë dhe zvogëloni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

  • E /
  • 27 August 2021 - 11:19
Hani peshk dy herë në javë dhe zvogëloni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Konsumimi i peshkut zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Studimet në veri të Italisë kanë treguar se njerëzit që hanin peshk të paktën dy herë në javë kishin një rrezik shumë më të ulët të zhvillimit të kancerit sesa ata që hanin peshk më pak se një herë në javë.

Kanceret që u studiuan ishin kanceret e vezoreve, endometriumit, faringut, ezofagut, stomakut, zorrëve dhe pankreasit. Një studim i ngjashëm suedez zbuloi se gratë që hanin dy ose më shumë racione peshk yndyror në javë kishin një rrezik shumë më të ulët të zhvillimit të kancerit endometrial.

Lidhur me rrezikun e kancerit të gjirit, u vu re se konsumi i lartë i peshkut e reduktoi ndjeshëm këtë rrezik si te gratë para menopauzës, ashtu edhe tek ato pas menopauzës.

Po ashtu konsumi i lartë i peshkut, më shumë se tre herë në javë ose përdorimi i vajit të peshkut kishte aftësinë për të zvogëluar mundësinë e metastazës.

(Kosova Sot Online)