
Lexoni edhe:
Një pjeshkë në ditë ju ndihmon ti shmangni këto probleme në organizëm!
Nëse keni probleme me ftohjen sezonale, me kollë dhe dhimbjen në gjoks, atëherë një ndihmë të madhe ju ofron ky lloj i shurupit, të cilin mund ta përgatisni ju vetë, e përbërësit i keni në kuzhinë.
RECETA PËR SHURUP
PËRBËRËSIT
80 deri 100 gramë gjethe dhe lule të trumzës (të freskëta ose të thara) - 950 ml ujë - 1 gotë (250 ml) mjaltë të lëngshëm.
Një pjeshkë në ditë ju ndihmon ti shmangni këto probleme në organizëm!Lexoni edhe:
PËRGATITJA
E futni trumzën në ujë në një enë dhe e lini në temperaturën më të ulët të mundshme. E lini të vlojë ngadalë në enën gjysmë të mbuluar (që avulli të mundet të dalë) deri në momentin kur uji të pakësohet përgjysmë. E kulloni dhe largoni bimët, e në lëngun e fituar shtoni mjaltin e lëngshëm. Përzieni derisa mjalti të jetë tretur. E derdhni nëpër kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Afati i përdorimit të shurupit është 3 deri 4 javë. Merrni nga gjysmë luge çdo dy orë derisa të shëroheni në plotësi.
(Kosova Sot Online)